ROME- Kandidatët për kryeministra të Italisë në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele polemizojnë për një debat të mundshëm televiziv.  Kryeministri italian, Mario Monti deklaroi sot se një debat i hapur televiziv mes tre kandidatëve për kryeminsitra do të tregonte qartë se Italia ishte një demokraci e fortë dhe e matur, por Berluskoni deklaroi se ishte i gatshëm për debat televiziv por vetëm mes dy të vetmëve që realisht kanë mundësinë të fitojnë, në pak fjalë vetëm Bersani dhe Berlusconi. Më pas vjen dhe kundërpërgjigja e Montit: Ke frikë.

MONTI: DEBATI TELEVIZIV  TREGON DEMOKRACI

''Besoj se do ishte më pak e mundshme për të gjithë ne të flismin dhe të fantazonim nëse do të kishim një mundësi për përballje televizive të hapur përballë italianëve'', u shpreh Mario Monti, në një intervistë për RaiNëes, ku ai ribëri ftesën për një përballje të hapur mes tre kandidatëve.

''Është një hap që realizohet në të gjitha vendet me një demokraci të matur, ndoshta vendi po i drejtohet një demokracie të mbyllur dhe të pamatur, shpresoj që JO'', theksoi Monti, i cili shtoi se ''kolegët garues mund të përmbushnin këtë përgjegjësi që kanë kundrejt italianëve, në çdo moment brenda ditës së premte, me një njoftim të vogël paraprak''.

BERLUSKONI: VETEM ME BERSANIN

Menjëherë ka ardhur dhe përgjigjja e Berluskonit i cili dha një përgjigje pozitive për një debat televiziv mes kandidatëve për garën elektorale, por ''vetëm mes dy të vetmëve që realisht kanë mundësinë të fitojnë, në pak fjalë vetëm Bersani dhe Berlusconi''. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kreu i Pdl, Silvio Berlusconi, gjatë një interviste për Rtl, lidhur me kërkesën e Mario Montit për një përballje publike.

''Një përballje televizive e kam pranuar gjithmonë dhe me këdo, dhe në një rast jam përballur me 6 kandidatura, por në këtë rast besoj se në një debat publik duhet të jenë vetëm dy kandidatët që kanë mundësi reale për fitore'', deklaroi Berlusconi.

Berlusconi theksoi se sipas tij ''Monti ishte i dëshpëruar sepse kishte shumë gjasa që të mos arrinte as nivelin prej 10 për qind të votave që nevojitet për të hyrë në parlament, ndaj do të mbetej jashtë tij, po ashtu si Casini dhe Fini''.

MONTI KUNDERPERGJIGJET: KE FRIKE

Kundërpërgjigjja e Montit ishte “Imagjinoj që arsyeja është se ai ka një frikë për tu përballur me mua.” Mungojnë vetëm 7 ditë për të triumfuar në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)