ITALI - Pier Luigi Bersani ka paraqitur raportin e tij në takimin e rëndësishëm të Partisë Demokratike zhvilluar sot në Romë.
Puna, të drejtat, ambienti, arsimi janë ndër pikat e paraqitura nga programi i Pier Luigi Bersanit. Sekretari i përgjithshëm i PD-së është shprehur gjithashtu se nuk do t’i luten Beppe Grillos dhe se janë gati për një qeveri të ndryshimit.
“Nuk mund të kërkohet një ndryshim nga askush, që ka penguar deri tani. Me gjithë respektin për rolin e kreut të shtetit, por ne nuk do t’i lutemi Beppe Grillos dhe ai duhet të marrë përgjegjësitë e tij”, - duke theksuar jo qeverisjen me PDL-në, partinë e Silvio Berlusconit.
Ajo cfarë është e domosdoshme për liderin demokrat është ndryshimi. Dhe përsa i përket një qeverie të re, Bersani ka folur qartë: - “Ne nuk mund të ofrojmë një qeveri të qëndrueshme sic nuk mund ta garantojnë edhe të tjerët pasi nuk janë më të mirë se ne”.
Por PD-ja ka theksuar Bersani nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive të saj dhe i drejtohemi qartë vendit se jemi gati për një qeveri të ndryshimit.
Dhe si arrihet ky ndryshim ka vijuar Bersani, duke paraqitur 8 pikat e programit të tij. E para është heqja dorë e masave të ashpra shtrënguese si dhe masat urgjente të bllokimit social. Më pas sekretari i përgjithshëm i PD-së ka vijuar me reformën e jetës politike dhe publike, ndryshimi i faqes së drejtësisë, konfliktin e interesave, ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshmërsië.
Gjithashtu pika të tjera të programit të tij janë qëndrim të hapur martesave të së njëjtës gjini dhe nënshtetës për ata, që kanë lindur jashtë Italisë. Dhe pika e fundit arsimi dhe kërkimi, pra me pak fjalë thekson Bersani janë këto pika, që ne propozojmë dhe marrim përgjegjësitë tonë.
Në fund të takimit Bersani nuk ka harruar për të sulmuar Grillon duke thënë se kush ka zgjedhur rrugën parlamentare duhet të thotë se çfarë do të bëjë dhe ka paralajmëruar, se ne nuk jemi këtu për të të vëzhguar.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com