ITALI - Media të ndryshme italiane kanë raportuar ditën e sotme lajmin se në territorin e tyre kanë hyrë me viza të rregullta tre xhihadistë kosovar. Kjo gjë është bërë e mundur falë një skeme korruptive që ka përfshirë ambasadën italiane në Prishtinë dhe vetë të birin e Ibrahim Rrugovës, Ukë Rrugova.
Lajmi është dhënë me bujë nga mediat e ndryshme italiane pasi njëri nga tre xhihadistët raportohet se kohë më parë ka hedhur veten në erë në një atentat terrorist në Irak, kurse fati i dy të tjerëve ende nuk dihet, nëse ende ndodhen në territorin e vendit.
Ngjarja konsiderohet po nga këto media edhe më e rëndë pasi i implikuar është dhe ish konsulli i ambasadës italiane në Prishtinë, i cili sipas hetimeve të para të EULEX dhe të autoriteteve italiane kishte ngritur nje skemë korruptive që pajiste shtetas të ndryshëm kosovar me viza për 3500 euro.
Hetimet kanë kohë që kanë nisur për këtë ngjarje por, duke u bazuar në ndjeshmërinë e lartë që ka tema në muajt e fundit, autoritetet italiane i kanë mbajtur të fshehta.
Konsulli në fjalë ishte dëbuar nga posti i tij sapo u konstatuan shkeljet, ndërsa ambasadori italian në Kosovë, Louis Michael Giffoni, që për momentin nuk rezulton të jetë nën hetim, muaj më parë u detyrua të kthehej në vendin e tij dhe të linte postin diplomatik në Prishtinë.
Siç theksojnë mediat italiane, vizat, ishin në shitje kundrejt pagesës 3500 euro në ambasadën italiane në Prishtinë, dhe sipas hetimeve, me dijeninë dhe të personelit në skandalin “3500 euro një vizë” është përfshirë dhe Ukë Rrugova, parlamentar dhe i biri i Ibrahim Rrugovës.
Pasi u zbulua një pjesë e ngjarjes-skandal që përfshin 360 gradë institucione dhe personazhe, mediat italiane ngrenë, pyetjen: nëse janë vetëm tre xhihadistët që kanë hyrë rregullisht në territorin italian.
Implikimi i mundshëm i ambasadorit italian në Prishtinë
Gazeta e përditshme 'La Repubblica' ka zbardhur detaje të hollësishme mbi skandalin e vizave në ambasadën italiane në Prishtinë që implikon diplomatë italian dhe të birin e ish presidentit kosovar Rrugova, Ukë Rrugova, si pjesë e një skeme korruptive “3500 euro për vizë” drejt italisë.
Për rastin e implikimit të mundshëm të ambasadorit në Prishtinë, Louis Michael Giffoni, është prononcuar për 'La Repubblica' vetë Ministria e Jashtme italiane: “Nuk mund të japim informacione të tjera, ajo që mund të themi është se doktor Giffoni nuk është më në listën e nënpunësve tanë”. Por e përditshmja italiane nuk ndalet me kaq, në artikullin e publikuar sot në gazetën e saj përmendet dhe fakti që mes dokumentave që u janë gjetur Ukë Rrugovës nga ana e EULEX, në cilisinë e provës materiale gjendet dhe një “letër rekomandimi”.
Kjo e fundit i është dërguar ish ambasadadorit Giffoni nga ana e të birit të ish presidentit të kosovës Rrugova për të përftuar favorizimin në proçedurat e lëshimit për disa viza.
'La Repubblica' ka publikuar dhe hartën e zonave nën kontroll apo nën hetim për faktorin “xhihadizëm”, ndërkohë që janë, me shumë probabilitet, dhe vendet ku mund të streohet ose është strehuar dyshja e xhihadistëve nga kosova.

Hetimet e gjëra dhe shumë përfshirëse të inteligjencës italiane, asaj kosovare dhe të EULEX
Gjithmonë sipas 'La Repubblica', tre xhihadistët kosovarë kanë hyrë në territorin italian, më saktë në qytetin e Milanos, në mesin e vitit 2013, por kur inteligjenca e vendit e zbuloi si fakt ishte tepër vonë. Njëri prej xhihadistëve është identifikuar tashmë si një nga terroristët që ka hedhur veten në erë më parë në Irak ndërsa për dy të tjerët janë humbur gjurmët dhe po kërkohen në të gjithë italinë, ndërkohë që edhe mësohet se kanë lëvizur prej muajsh në territorin italian “pa u hyrë gjemb në këmbë”.
Zbulimi i ekzistencës së tre xhihadistëve u bë i mundur falë një ekzaminimi të qindra dokumentave dhe vizave të lëshuara nga ambasada italiane në Prishtinë gjatë kohës që ambasador ishte Louis Michael Giffoni. Dokumenta këto të fundit, të shqyrtuara me imtësi nga inteligjenca kosovare, italiane dhe nga EULEX për qëllim neutralizimin e grupimit që merrej me shitjen ilegale të vizave italiane, çuan në vërtetësinë e implikimit në aferë të zyrtarëve të lartë italianë dhe shqipëtarë.
Gjithashtu faktuan dhe se këto kanale korruptive për “procedura legale” kanë favorizuar xhihadistët islamik, e ndoshta jo vetëm këta të fundit.
Arrestimi i Ukë Rugovës në shkurt
I biri i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ish deputet i Parlamentit të Kosovës, është arrestuar më datë 5 Shkurt ga EULEX-i si i dyshuar për shitje vizash nga ambasada e Italisë. Përveç Ukë Rugovës, EULEX arrestoi edhe 7 persona të tjerë të dyshuar për aktivitet kriminal të organizuar, më saktë për shit-blerje vizash në bashkëpunim me zyrtar të ambasadës italiane në Prishtinë.
Skema korruptive, sipas raportimeve më të hershme të "Shqiptarja.com", ishte shumë e thjeshtë, kur individë të caktuar aplikonin për viza italiane dhe paguanin shumën e 3500 eurove, atyre u aprovoheshin dokumentat pa u përmbushur asnjë kriter, nëpërmjet zyrtarëve të caktuar në ambasadën italiane si Florian Petani.
Të arrestuarit e tjerë mbi këtë çështje më 5 Shkurt të këtij viti janë: Izet Beqiri, Florjan Petani, Edison Idrizaj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Azad Beqiraj, Hamza Beqiri.
Vetëm një muaj pasi Ukë Rrugova u lirua nga paraburgimi, mediat italiane kanë publikuar dhe se nga skandali i vizave, që implikon të birin e Ibrahim Rrugovës, kanë përfituar dhe tre xhihadistë kosovar.
Redaksia Online
(e.c/e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO