TIRANË - Burgim të përjetshëm ka vendosur Gjykata italiane për 49-vjeçarin shqiptar, Burhan Kapllani për vrasjen e ish-gruas Orieta Boshti dhe burrit të saj të dytë, Shpëtim Hana.

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Aquila, Itali, ku një emigrant shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe të dashurit të saj, kurse familjarët e të ndjerës të irrituar kanë paralajmëruar se do të hakmerren tek të afërmit e autorit, në Shqipëri. Policia italiane siç raporton është Burhan Kapllani, 48 vjeç, emigrant i rregullt nga Shqipëria.
 
Ngjarja ndodhi pasditen e se enjtes në një qendër tregtare në Aquila pranë rrugës shtetërore nr 17, tek një stacion në Paganica. Kapllani, ka hapur zjarr me një pistoletë duke vrarë ish gruan e tij Orieta Boshti, 36 vjeçe dhe të dashurin e saj, Shpëtim Hana,39 vjeç.
 
Ish gruaja e Kapllanit u qëllua në makinën Opel Zafira pranë parkimit të qendrës tregtare kurse i dashuri i saj, diku aty pranë, në zonën e parkimit ndërsa përpiqej të largohej me vrap.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)