ITALI - Silvio Berluskoni kundërshton vendimin e apelit mbi çështjen Rubi. Ekipi mbrojtës i ish kryeministrit të Italisë ka paraqitur sot në gjykatën e Milanos një ankesë ndaj vendimit që e ka dënuar me 7 vjet burg.
Avokatët kërkojnë rrëzimin e akuzave për prostitucion me minorene me motivacionin se fakti nuk ekziston. Berluskoni është dënuar nga gjykata penale e Milanos me 7 vjet burg dhe përjashtim nga postet publike me akuzën për prostitucion me minorene në atë që njihet si çështja Rubi.
Vendimi i gjykatës motivohet me faktin se i pandehuri ka kryer akte seksuale me balerinën marokene Karima El Mahroug në këmbim të një shume parash që varion në 3 mijë euro për çdo herë dhe të mira të tjera si bizhuteri.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com