Itali, çelet sot Festivali i Filmit në
Venecia, mblidhen yjet e ekranit

Itali, çelet sot Festivali i Filmit në<br />Venecia, mblidhen yjet e ekranit
ITALI - Në qytetin e Venecias çelet sot edicioni i 70-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku prezantimi i është besuar modeles italiane Eva Riccobone.
 
Siparin e tij do ta ngrejë filmi thriller fantastiko-shkencor “Gravity” i regjisorit Algonso Cuaron, ku protagonistë janë Sandra Bullock dhe George Clooney.
 
Ngjarja fokusohet në një aksident, që i lë astronautët të luftojnë për mbijetesë në hapësirë, duke mos pasur asnjë lidhje me pjesën tjetër të njerëzimit.
 
Nga data 28 gusht deri më 7 shtator, filma të kinematografisë botërore, dokumentarë të vjetër të restauruar dhe filma me metrazh të shkurtër do të jenë në qendër të vëmëndjes nga publiku dhe juria.
 
Juria kryesohet nga regjisori i famshëm italian Bernardo Bertolucci ndërsa në përbërje të saj do të jenë 9 personalite të kinemasë dhe kulturës nga vende të ndryshme, që në mbrëmjen e 7 shtatorit do të akordojnë çmimin prestigjoz “Luani i Artë”.
 
Pas “Oskarëve”, në fakt, festivali i Venecias është më jetëgjati dedikuar ekranit të madh. Sipas traditës, aktorë dhe regjisorë do të mbërrijnë në Lagunë, në kërkim të “Luanit të Artë” - çmimi i famshëm dhe simboli i qytetit.
 
Sigurisht, vëmendja do të shkojë edhe në tapetin e kuq ku yjet e kinematografisë do të shndrisin mbi të.
 
Redaksia online
(Ludmilla Çenga/ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”