ITALI - Resim Kastrati, 23 vjeç, nga Kosova, është dëbuar nga Italia pasi dyshohet se do t’i bashkohej luftëtarëve të ISIS në Siri. Në vendimin për dëbimin e tij shpjegohet se i riu islamik “kishte mbështetur ideologjinë xhihadiste dhe ishte përfshirë në një shoqëri me persona që ndanin të njëjtat mendime ekstremiste”.

Kastrati siguronte dokumente fallso dhe armë zjarri të jashtligjshme, për t’u përdorur më pas në sulme terroriste.

Dyshimet mbi qëllimet e tij erdhën pasi kishte sharë në rrjetet sociale mbi sulmet në Charlie Hebdo dhe “kishte shprehur qëllimet për të realizuar akte ekstreme për të mbrojtur nderin e profetit Muhamed”.

I riu kosovar nuk i ka pranuar akuzat e bëra nga gjykatësi që vendosi për dëbimin e tij, dhe madje sipas mediave italiane është nervozuar dhe është dashur ndihma e policisë.

Fakti që 23 vjeçari kishte raporte të limituara bredna komunitetit islamik në vendin ku jetonte, në Cremona, ndryshon, të paktën pjesërisht alarmin për terrorizëm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)