Itali, dhunë për 30 vite ndaj gruas
dhe fëmijëve, arrestohet shqiptari

Itali, dhunë për 30 vite ndaj gruas<br />dhe fëmijëve, arrestohet shqiptari
VAREZE - Jo pak por 30 vite dhune ka vuajtur një grua shqiptare, e cila më në fund kishte vendosur që të denonconte bashkëshortin e saj. "Tridhjetë vite grushta të përfunduara në 4 ditë", dhe 55-vjeçari shqiptar është arrestuar në orën 18.00 të së hënës (3 shtator 2013) sapo ka zbritur në aeroportin e Malpensas në Milano.

Nga 1986, ky njeri, punëtor 55-vjeçar rezident në Varese, prej 30 vitesh "i integruar në mënyrën më të mirë", siç shpjegon - Silvia Karozzo - shefja e njësisë policore lokale, i rregullt me të gjitha, godiste dhe rrihte bashkëshorten dhe tre djemtë.  

«Tridhjetë vjet –  shpjegon Karozzo – gjatë të cilëve katër persona janë ndodhur nën dhunën e krryefamiljarit të tyre. E ky person përdorte dhe shkopinj për të goditur gruan bashkë me tre fëmijët".

Dhuna në familje kishte nisur menjëherë pas martesës edhe ndaj tre fëijëve të gjithë të lindur në Itali, të rritur mes frikës dhe grushteve. E shkaku i kësaj dhune kishte qenë xhelozia në rastin e bashkëshortes dhe mësimi në shkollë në rastin e fëmijëve.

Dhe pika që ka derdhur kupën ka ndodhur në datën 25 gusht të 2013. Të ndodhur me pushim në Shqipëri, bashkëshorti kishte lidhur gruan në këmbën e krevatit dhe e kishte rrahur në mënyrë çnjerëzore.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, kanë qenë fëmijët që e kanë bindur nënën e tyre që të iknin dhe më pas ta denonconin babanë e tyre. Dhe denoncimi është bërë në datën 28 gushta, ndërsa arrestimi pak ditë më vonë, në 2 shtator të 2013.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu