Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Itali, ku është dhunuar dhe është hedhur nga makina në mes të rrugës një 20-vjeçare shqiptare, e cila ka ndërruar jetë në spital. Mediat fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë e reja Angjela Meçani, e cila ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, teksa kanë parë momentin kur dikush e ka hedhur nga makina që lëvizte me shpejtësi shqiptaren dhe është larguar, duke e lënë në rrugë në gjendje kritike. Ajo është dërguar në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë, e dhunuar në mënyrë barbare, ku ka ndërruar jetë e vetme në një krevat.
Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme, si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm, pasi në trup kishte shenja goditje.
Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçarja Meçani dyshohet se ishte prostitutë në vendin fqinj, dhe pikërisht kjo është një pistë ku po heton policia. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur gjithë ngjarjen e rëndë dhe për të kapur autorët e krimit.
Komente











Ku jemi katandisur si komb? Bandat shqiptare po shesin gjakun tone,po na shesin nderin qe mbrojtem me shekuj, ky eshte kulmi i krimit te organizuar qe ne Europe ka kaluar cdo limit njerezor,burri shete gruan , bashkejetuesi shete femren e vet per arsye se vete nuk deshiron te punoje nje pune normale por deshiron te beje mijera Euro per nje kohe te shkurter. Zoti u humbte faren ketyre kriminelave. Do duhej formuar nje organizate kunder krimit e keta kriminela te varen ne qendra te qytetit.
Përgjigjumir eke or miko por barin e keq e lan kastile mbas 90 s kshu qe duet shkolur qe nga renjet e vjetra tashti po ta koresh pret dhe grurin kshu qe shpresa esht e vogel .fara e mbjedh ka nevoj per sherbime te shpeshta kurse bari keq jo pra disavantazh per faren e mbjedh