PESARO - Tre persona, dy shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar nga policia për trafik heroine dhe kokaine.
Patrullat e policisë së Pesaros kanë bllokuar një makinë tip BMW, ku ndodheshin të rinjtë dhe ka gjetur lëndën narkotike në reçipetat e gruas së njërit prej të arrestuarve.
Policia tha se ka gjetur në reçipetat e gruas 100 gramë kokainë si dhe 20 gramë janë gjetur në xhepin e burrit. Të arrestuarit janë me inicialet E. A., 23 vjeç, bashkëshortja e tij rumune, R. S., si dhe një tjetër shqiptar me inicialet E. Z., 33 vjeç.
Policia kishte dyshuar tek ata, pasi bënin një jetë luksi ndërkohë që nuk ishin asnjëri në punë.
Pas disa ditësh ndjekje, ditën e sotme janë ndaluar ndërsa është sekuestruar edhe makina. Policia tha se, të rinjtë shpërndanin deri në 1 kilogramë lëndë narkotike në javë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com