ROMË - Një valë tjetër e motit të keq ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme pjesën veriore të Italisë duke shkaktuar dy të vdekur në Ligurie (veriperëndim), ku ushtria ka dërguar trupa për t'u ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit dhe zjarrfikësve.
"Kemi pasur 200 milimetra shi në 12 orë në një territor që është përballur tashmë nga shira të tjerë të rrëmbyeshëm kohët e fundit", nënvizoi shefi i mbrojtjes civile italiane, Franco Gabrielli.
Disa komuna, rreth 20 kilometra në jug të Gjenovës (Gênes) janë prekur nga rrëshqitjet e tokës. Dy persona të moshuar janë gjetur të vdekur, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë shpëtuar dhe evakuar.
Dy personat e vdekur, një çift i moshës 70-vjeçare, u gjetën të vdekur pranë banesës së tyre që u godit nga një rrëshqitje toke.
Sipas presidentit të rajonit të Liguries, Claudio Burlando do të nevojitet zhbllokimi i menjëhershëm i 150-200 milionë eurove për t'i dhënë shpresë të pastrehëve. /
/ATSH/
/Shqiptarja.com