LECCO - Edlira Dobrushi, nëna e cila masakroi me thikë tre vajzat e saj, ka dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen e ndodhur të dielën 9 mars 2014.

Pasditen e sotme 37-vjeçarja Dobrushi, është marrë në pyetje, ku është shprehur se ka qenë dëshpërimi që e shtyu të bëjë një veprim të tillë dhe për arsye se e kishte lënë bashkëshorti.
 
Gjatë marrjes në pyetje, ajo ishte paraqitur në një gjendje të rënduar shpirtërore dhe mendore, duke u shprehur se, “i vrau, pasi donte ti mbronte nga mafiozët”.
 
Marrja në pyetje, u bë në spitalin ku ajo ndodhet e shtuar, pasi i janë bërë edhe dy operacione kirurgjikale të plagëve të bëra me thikë në tentative për vetëvrasje dhe gruaja është paraqitur në gjendje jo shumë të mirë mendore.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)