ITALI - Mediat italiane kanë transmetuar një video, ku paraqiten keqtrajtime të bëra kundrejt emigrantëve në Qendrën e Pritjes, në ishullin e Lampeduzës në Itali. Videoja dokumenton se si emigrantët detyrohen të zhvishen e mbi ta hidhet ujë i ftohtë, për t`i dezinfektuar ata nga frika e zgjebes.
“Imazhet e keqtrajtimeve në Qendrën e pritjes në Lampeduza janë të tmerrshme dhe të papranueshme”, kështu është shprehur Komisionerja europiane, Cecilia Malmstrom, e cila tha se "Bashkimi Europian ka nisur një hetim lidhur me këtë çështje".
Malmstrom nënvizoi gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Europian për autoritetet italiane për flukset e emigrantëve mund të vazhdojë vetëm nëse Italia do të garantojë kushte humane dhe dinjitoze në mikpritjen e emigrantëve, që mbërrijnë në territorin italian dhe se Bashkimi Europian kërkon që të zbardhet sa më parë çka ka ndodhur në Qendrën e Pritjes.
Prokura e Agrixhentos nga ana e saj po heton mbi këto trajtime çnjerëzore, ku persona të paidentifikuar ende, akuzohen për dhunë private dhe keqtrajtime për persona të marrë në ngarkim për përkujdesje dhe hetimet do të bazohen tek version i transmetuar pjesërisht nga Tg2.
Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Lampeduzës, Giusi Nicolini, e cila i ka komentuar këto imazhe si të tmerrshme, duke e krahasuar këtë qendër me kampet e përqendrimit të Auschwitz. Nicolini në reagimin e saj ka thënë se nga këto imazhe duket qartë, që nuk është respektuar dinjiteti njerëzor.
Por sipas administratorit të Qendrës së Pritjes në Lampeduza, Cono Galipò, punonjësit e qendrës nuk i pranojnë akuzat, duke u shfajësuar se procedura që ata po kryenin është pjesë e protokollit. Kjo procedurë po zgjaste prej një ore e gjysmë dhe sipas tyre në një moment emigrantët janë treguar të padurueshëm dhe më pas janë zhveshur, duke inskenuar ata vetë, çka shihet edhe në video.
Në këtë Qendër pritje në Lampeduza ndodhen 391 emigrantë, mes tyre 38 minorenë dhe 27 gra, gjithashtu aty punojnë 50 persona; mjekë, infermierë, psikologë dhe ndërmjetës kulturorë.
Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com