ITALI - Pavioni i Mesdheut EXPO Milano 2015 është mbyllur përkohësisht nga organizatorët e eventit. Shkak për mbylljen e përkohshme janë bërë mungesa e sinjalistikës së nevojshme, por edhe papastërtitë.
Ndërkohë që Manjola Gjoni Komisare e jona në Milano thekson se Pavioni i Shqipërisë nuk është mbyllur në asnjë moment.
"Pavioni i Mesdheut ku dhe Shqipëria bën pjesë pati vetëm disa probleme logjistike nga menaxhimi i ambienteve të përbashkëta, por pavioni i Shqipërisë nuk është mbyllur në asnjë moment"-sqaron për Shqiptarja.com Manjola Gjoni Komisare e jona në Milano.
"Menaxhimi i mjediseve të përbashkëta ka pasur disa mangësi në pastërti dhe rregull, por kjo nuk ka të bëjë me menaxhimin dhe pavionin e vendit tonë",-siguron Gjoni.
Rajoni i Siçilisë ka qenë edhe menaxhuesi i këtij sektori ku bënin pjesë Shqipëria, Greqia, Libani, Egjipti, Libia, Tunizia, Algjeri, Malta, San Marino, Serbia, dhe Mal të Zi.
Expo Milano 2015 konsiderohet një event mjaft i rëndësishëm që bashkon në një të vetëm gjithçka të bukur të Italisë e jo vetëm, për t’ia prezantuar mbarë botës.
Por hapja e dyerve në pavionin ku Sicilia kishte marrë përgjegjësinë e organizimit më 1 Maj është gjendur i papërgatitur dhe i papërfunduar siç duhet.
Por menaxhuesit e Rajonit Siçilian e hedhin fajin mbi organizatorët e Expo Milano. Sipas tyre këta të fundit duhet të kishin vendosur sinjalistikën e duhur dhe duhet të kishin pastruar siç duhet vendin para hapjes së eventit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO