Itali, filmi “Anija”, çmimin “David”
si dokumentari më i mirë

Itali, filmi “Anija”, çmimin “David” <br />si dokumentari më i mirë
ROMË - Filmi “Anija” (La nave) i gazetarit shqiptar, Roland Sejko është vlerësuar film me interes kulturor ka fituar çmimin “David” si Dokumentari më i Mirë. Një film ky i realizuar me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme për Kinemanë në Itali.

Titujt të tjerë me interes kulturor në garë për “David di Donatello 2013” janë vlerësuar edhe: "Diaz" i Daniele Vicari-t, "La migliore offerta" (Oferta më e mirë) e Giuseppe Tornatore, të cilët së bashku kanë kapur 13 kandidaturat kryesore (mes të cilave edhe si filmi më i mirë dhe regjisori më i mirë), “Viva la libertà" (Rroftë liria) e Roberto Andò vijon me 12, “Educazione siberiana" (Edukimi siberian) i Gabriele Salvatores dhe “Reality” i Matteo Garrone të dy njësoj me 11 kandidatura, “Io e te" (Unë dhe ti) i Bernardo Bertolucci me 6 kandidatura, ndërsa “Viaggio da sola” (Udhëtoj vetë") i Maria Sole Tognazzi mbetet me 5. Evidente kënaqësia e Nicola Borrelli-t, drejtorit të Përgjithshëm për Kinemanë në dhënien e kandidaturave për çmimet e Akademisë së Kinemasë italiane, kryesuar nga Gian Luigi Rondi.

Në kategorinë e 23-të të “David”-ëve italianë renditen 25 filma kandidatë - të vlerësuar për interesin kulturor (njëzet për kontributin) - me të paktën një statujë. Tashmë juria e Akademisë është e impenjuar në zgjedhjen e fitimtarëve, të cilët do të nderohen në 14 qershor në Romë, ngjarje që do të transmetohet në Rai Uno. Çmimet bëhen të ditura në faqen zyrtare të Ministrisë për Veprat dhe Aktivitetet Kulturore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë. Siti i internetit: www.daviddidonatello.it.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë