TREVIZO - Flirtonte me meshkujt dhe pasi i fuste në kurth, i vidhte. Kjo ishte mënyra që një shqiptare 43-vjeçare përdorte prej disa kohësh. Policia e Trevizos ka zbardhur edhe skemën se si ajo vepronte: identifikonte viktimën, i afrohej, bënte muhabet dhe më pas, menjëherë këmbente numrat e telefonit.
Më pas, duke shfrytëzuar origjinën e saj ulej e pinte me fatkeqin e rradhës dhe i vidhte çfarë mundte. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare shqiptare, një ish-prostitutë, shkruan "Trevizooggi".
Ajo është denoncuar në polici nga një prej viktimave të saj, një burrë nga Conegliano. Ky i fundit i është drejtuar policisë ku ka treguar se, gruaja i kishte vjedhur një gjerdan me vlerë 1500 euro.
Policia ka bërë të ditur se gruaja edhe kur ishte prostitutë ishte denoncuar disa herë për vjedhjen e klientëve, të cilëve u merrte portofolat.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com