BOLZANO-  Foshnja 5 muajshme e një çifti shqiptarësh humbi jetën në një aksident rrugor në Itali, pasi makina me  të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një mur.
 
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së dielës 3 nëntor në autostradën Bolzano Merano.

Në një moment drejtuesi i mjetit, i cili ishte i ati i foshnjes ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur. Foshnja humbi jetën pak minuta pasi u shtrua në spitalin e Bolzanos. Tragjedia e familjes shqiptare (të cilës media italiane nuk e identifikon) nuk mbaron me kaq. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
 
Nuk dihet nëse foshnja ka qenë e ulur në sediljen e vet, që është për fëmijë të moshës së saj, apo ka qenë në krahët e të ëmës. Nëse ka ndodhur kjo e fundit atëherë i ati do të akuzohet për vrasje me dashje, pasi foshnja nuk lejohet të mbahet në krahë kur udhëton me makinë.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)