Itali, furnizonte me heroinë bosin
e drogës, kapet 40 vjeçari shqipta

Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se ishte furnizuesi i bosit të drogës, 40-vjeçarit Roberto Mengardo i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar, si koka e një rrjeti droge në Verona, Bruxhine dhe Piovese.

Bëhet fjalë për Besim Muhën i cili ishte shpallur në kërkim prej 4 muajsh. Sipas mediave italiane Muha u arrestua teksa priste të merrte një ngarkesë prej 30 kilogramë heroinë në Brindizi, të cilën do ta vinte në dispozicion të Mengardos, dhe që kapte shifrën e 420 mijë eurove.

Muha ishte në kërkim nga 23 shtatori, ndërsa në atë kohë përveç Mengardos në pranga përfundoi edhe Giuseppe Fornaro, Paggiarin Alan,  e Marianna Bello. Besim Muha ishte fotografuar me Mengordon në një kafene në Verona, ndërsa ishin përgjimet telefonike që zbuluan lidhjen e shqiptarit me bosin Italian të drogës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015

Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015