Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (27 prill) në Longuelo, në një lagje periferike të qytetit. Ish financiari 85-vjeçar, i cili mbante armë nën jastëk, ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë. I riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai u arrestua me akuzën e grabitjes së rëndë pasi u trajtua dhe doli nga spitali. Po ashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij. Të dy ndodhen në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.
Të dy, të armatosur me kapuç, hynë në shtëpinë dykatëshe të Longuelos nga një derë në pjesën e pasme, të cilën hajdutët e hapën me një levë. Pasi u futën në banesë ata u pikasën nga i moshuari, i cili ishte duke parë televizor.
Dyshohet se ata e kërcënuan të moshuarin që t’i dorëzonte paratë dhe sendet me vlerë. Në ato momente 85-vjeçari rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shqiptarëve, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur. Ndërsa gruaja e ish-financierit telefonoi policinë.
-
pushka top për këta minjë haleshë
Përgjigju -
Futi mbren t mos dalin ma demelat na flliqen legenat.po bejm figure tkeqe
Përgjigju -
I lumte pushka
Përgjigju -
Tu kishte qir rrobt te dyve mire do kishte ber. Nga keta plehra shikohemi si njerez te eger dhe sot ne 2024
Përgjigju -
Perse nuk i vrave plerat se vetem keshtu pastrohet vendi.
Përgjigju -
Akoma keta me vjedhje ne Itali ,,
Përgjigju










Komente
Komento