ITALI- Rreth 300 kilogramë drogë e tipit marijuanë është gjetur nga policia Italiane në një gomone të braktisur. Gomonia ishte lënë në brigjet e Leçes, ndërsa u gjet gjatë një kontrolli rutinë me helikopter.

Lënda narkotike prej 300 kilograme, me vlerë rreth 1 milionë euro, vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Italinë.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 10 çanta të mëdha.

Sipas policisë italiane, gomonia dyshohet se është tërhequr nga një mjet tjetër lundrues.

Ndërkaq policia po punon për hetimin e kësaj ngjarje, dhe identifikimin e gjetjen e personave të përfshirë në të.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)