Itali, gjendet i vdekur shqiptari
dyshohet se u përfshi në grabitje

Itali, gjendet i vdekur shqiptari<br />dyshohet se u përfshi në grabitje
RAVENA- Kufoma e një të riu shqiptar është gjetur pasditen e djeshme pranë një liqeni  në hyrje të Ravenas. Bëhet fjalë për një 32 vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Alarmin e kanë dhënë vetë familjarët të cilët kishin denoncuar zhdukjen e njeriut të tyre pa lënë gjurmë.
 
Hetuesit po sqarojnë nëse viktima është njëri prej 4 personave të cilët kishin arritur t’i largoheshin policisë pas një ndjekjeje policeske mbrëmjen e së hënës në Mirabilandia, pranë Ravenas. Ndjekja kishte nisur pasi 4 personat dyshohet se ishin përfshirë në grabitjen e një banese. Në ndjekje ishin përfshirë dhe komisariati i Cesenas dhe një helikopter i ushtrisë.

Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë ishte vjedhur më 24 shtator, dhe gjatë ndjekjes, makina e cila lëvizte me 250 km/ në orë është përplasur me një derë hekuri dhe të rinjtë kishin arritur të dilnin nga makina e të largoheshin në drejtim të paditur.

Kufoma është gjetur rreth 1 km larg vendit ku u përplas vetura. Nga të dhënat e para në trupin e të riut nuk ka pasur shenja plumbash apo goditje të shkaktuara nga ndonjë përplasje me makinë. Vdekja mund të jetë shkaktuar nga mbytja. Mendohet se i i riu është hedhur në liqen  me rroba.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?