LEÇE - Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në breg të detit në Leçe. Trupi i pajetë i Mario Jakut është gjetur buzë detit në lokalitetin Torre Veneri. Mediat italiane bëjnë të ditur se trupi i pajetë i përkiste një të riu shqiptar, i quajtur Mario Jaku, 25 vjeç.
Sipas policisë kufoma ishte në një gjendje dekompozimi të avancuar, gjë që ka bërë të dyshohet se, trupi i tij kishte muaj që ishte në det. Viktima ishte ishte i veshur e në xhepa i janë gjetur pasaporta, letërnjoftimi dhe patenta shqiptare, në emër të 25-vjeçarit Mario Jaku.
Emri i Mario Jakut nuk rezulton as mes rezidentëve e as mes të huajve me dokument qëndrimi në Itali. Për momentin nuk dihen as shkaqet e vdekjes, as nëse ka qenë e dhunshme apo për shkaqe natyrore. Kufoma e 25-vjeçarit është çuar në morgun e spitalit Vito Fazzi të Leçes, ku të sot do t’i bëhet autopsia.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com