Kasacioni vendosi të heqë nga sekuestro asetet e Sallakut përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio. President i këtij klubi e pronar i disa lokaleve e hoteleve në Brescia të Italisë mendohet që vlera e këtyre aseteve të ketë një vlerë rreth 13 milionë euro.
(Artikulli në median italiane për heqjen e sekuestros së pasurive)
I arrestuar në fillim të 2017-ës dhe në liri prej disa muajsh, Sallakut vetëm 3 ditë më parë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave e aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit Darfio. Kjo gjykatë vulosi një kapitull të ri për çështjen e Sallakut. Përmes avokatit të tij, Gëzim Sallaku u shpreh i kënaqur per vendimin e gjykatës. Rasti i Gëzim Sallakut u pasqyrua dhe në median shqiptare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










