Itali, goditet banda e drogës e lidhur me 'Ndragheta-n', ja roli i shqiptarëve

‘Bandat kriminale shqiptare vijojnë të përparojnë me një progres të shpejtë në trafikun e drogës përtej Adriatikut’. Kështu shkruajnë mediat italiane, teksa raportojnë për goditjen e një tjetër grupi kriminal me 206 kg marijuanë të fshehur në kamion, që transportonte materiale ndërtimi.

Kamioni drejtohej nga 48-vjeçari italian, Enzo Di Mauro, që sipas hetimeve, rezulton të jetë i lidhur me bandën e ‘Ndragheta-s’. Italiani dyshohet se ishte ‘koka’ e trafikut të drogës që vinte nga Spanja, ndërsa vepronte në bashkëpunim me shqiptarët. Gjatë hetimeve policore, në pranga ka rënë dhe 50-vjeçari shqiptar, Eduart Mecani, nga Durrësi, i cili priste kamionin për të shkarkuar qeset me marijuanë.



Goditja e kësaj bande u bë mbrëmjen e të shtunës, teksa policia ngriti dyshime të forta pas lëvizjeve të shpeshta të kamionëve. Përveç lëndës narkotike, karabinierët zbuluan dhe 66 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Ndërkohë, policia ka ngritur kontrolle të shumta në zonë, pasi sipas saj, organizata kriminale nuk mund të përbëhet vetëm nga dy persona.

Dyshohet se është një rrjet i gjerë në Spanjë i përbërë nga ndërmjetësues dhe furnizues të drogës të importuar më parë nga Afrika e Veriut, ndërsa ka një vend ku shqiptarët presin ngarkesën për ta marrë dhe tregtuar atë. Destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike ishte Milano dhe dhe disa qarqe të tjera në Itali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
Spanja, pika kyçe e bandave shqiptare për trafikun e drogës dhe klandestinëve

Kohët e fundit, Spanja është rikthyer në vëmendje, si zonë që shqiptarët e përdorin si trampolinë për të trafikuar drogën drejt vendeve të tjera.

Një javë më parë, Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle në një operacion të përbashkët me zyrën e Madridit dhe DEA-e Kolumbisë, nën koordinimin e EUROPOL kanë goditur një grup kriminal të mafias shqiptare, duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro.

Operacioni u finalizua edhe me arrestimin e dy shqiptarëve Julian Deblini dhe Arjan Ndoci. Autoritetet njoftuan se hetimi për bandën kriminale filloi nëntorin e kaluar, ndërsa grupi kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve, rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Ndërkohë, Spanja është përdorur nga trafikantët shqiptarë për të kontrabanduar emigrantë nga Shqipëria drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë,në mënyrë të paligjshme. Banda shqiptare trafikoi mbi 1 mijë shqiptarë, duke fituar nga aktiviteti kriminal rreth 25 milionë dollarë, ndërsa në pranga ranë 39 shqiptarë, si pjesë e rrjetit të trafikut të klandestinëve.

Në hartën që kanë bërë mediat britanike, shpjegohet itinerari i kontrabandistëve, ku si fillim niseshin nga Italia ose Franca, por pas goditjes nga policia e këtyre vendeve, filluan të marrin rrugë të tërthorë përmes Malit të Zi, Serbisë, Gjermanisë dhe Spanjës veriore, prej nga do të vazhdonin rrugën e tyre me mjete lundruese drejt Britanisë së Madhe.


(Harta me rrugët që ndiqnin kontrabandistët shqiptarë)

Ora 09:01
Kush është durrsaku pjesë e bandës së 'Ndragheta-s', më 2009 u kap me drogë e 300 mijë euro

Shqiptari nga Durrësi i arrestuar në Itali si pjesë e një bande kriminale të lidhur me ‘Ndragheta-n’, Eduart Mecani, është një emëri njohur për drejtësinë italiane. 50-vjeçari durrsak rezulton të jetë kapur dhe më parë në shtetin fqinj po për trafik droge.

Në aksionin e të shtunës mbrëma, policia goditi bandën e trafikut të drogës nga Spanja, ndërsa shqiptari merrej me shkarkimin e lëndës narkotike nga kamioni, e cila më pas kalonte në treg.

Por, mediat italiane shkruajnë se durrsaku Eduart Mecani është arrestuar dhe në vitin 2009, në atë kohë 41 vjeç, i cili është kapur me 250 kg marijuanë në makinë.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari i kapur në atë kohë ishte me precedent penal, ndërsa gjatë kontrollit policor në banesën e tij ju gjetën dhe 300 mijë euro cash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arjani: 04/11/2018 14:55

    Bravo xxx,emigranti bej emigrantin se nuk esht sport per ty plako,ha noj pjat spageti dhe thuaj , GRAZIE

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/05/2018 08:26

    Per ne emigrantet eshte shum e veshtire te lexosh keto lajme. keta fytyr ndyra na prishin gjith imazhin e popullit tane shqipetar.

    Përgjigju
    • xXx: 07/05/2018 09:57

      Ti vazhdo bej yzmeqarin dhe leri komentet neper gazeta...Cdo njeri e ka koken mbi shpatulla,ndaj ti mos u merakos shume...

    • Fredi: 07/05/2018 09:46

      Carabinieret paskan qene ilaci i kesaj semundje qe i ka marre feymen dhe fytyren ketij populli neper bote.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5