Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash

Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash

Droga, armët, sendet me vlerë dhe valuta e sekuestruar shqiptarëve

Itali- Katër shqiptarë të moshave 24 deri në 44 vjeç, u arrestuan nga karabinierët në Riccione të Italisë, për një sërë vjedhjesh brenda banesave, por edhe për shitje droge dhe mbajtje armësh pa leje. 

Ngjarja ka ardhur nga denoncimet për vjedhje të kryera në zonë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e policisë dhe kanë nisur hetimet.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (19 janar), kur Karabinierët kanë përgjuar veturën e përdorur nga banda e ‘skifterëve’. Shqiptarët u përpoqën të arratiseshin kur panë efektivët, por pa sukses. 

Gjatë përleshjes që pasoi, njëri prej karabinierëve pësoi dhe thyerje të dorës. Pavarësisht tentativës për të bërë rezistencë, arrestimet u kryen pa komplikime të mëtejshme.

Operacioni çoi edhe në sekuestrimin e mallrave me vlerë të lartë brenda makinës, duke përfshirë një pistoletë gjysmë automatike, mbi 40 ora, disa prej të cilave të markave prestigjioze, si dhe veshje të ndryshme të stilistëve, informon media.

Nga hetimet u zbulua edhe një aspekt tjetër i kriminalitetit të të arrestuarve: posedimi i lëndëve narkotike. Brenda banesave të lidhura me personat e arrestuar u gjet një pako me mbi 700 gramë kokainë, shenjë e trafikut të vazhdueshëm të drogës. Më tej, nën jastëkun e një divani, karabinierët gjetën 20 mijë euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura nga aktiviteti kriminal.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump

VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump