ROMË - Një gomone rreth 5 metra që transportonte disa kuintalë mariuanë është pikasur dhe është bllokuar nga Guardia di Financa disa milje larg bregut të Torre San’t Andrea, një lokalitet në komunën Melendugno.
 
Dy skafistë, një 20-vjeçar dhe një tjetër 40-vjeçar, të dy nga Vlora, janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Trafikantët e ardhur nga Shqipëria gjatë orëve të para të para të mbrëmjes së djeshme, kanë dashur të përfitonin nga errësira, do të zbarkonin lëndën narkotike në brigjet e Leçes.
 skafisti d.cskafisti S.B
Në këtë moment ka ndërhyrë Guardia di Financa.

Pas një ndjekje të gomones ka mundur të ndalojë gomonen dhe të arrestojë skafistët me inicialet S.B. 42 vjeç dhe D. C. 20 vjeç.

(Në foto: Dy shqiptarët e arrestuar)

Policia italiane ka arritur të sekuestrojë gomonen por dhe lëndën narkotike.

 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)