Një 45-vjeçar italian është arrestuar nga policia e Barit për vjedhjen e një banese, por nga shenjat e gishtave ai ka rezultuar se është edhe personi që ka grabitur me dhunë makinën e ambasadorit shqiptar në Portugali, Edmond Trako.
Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur më 5 tetor 2014, Ambasadori Edmond Trako, ishte rrugës për në Portin e Barit ku do hipte me makinën me targa diplomatike në tragetin e linjës Bari-Durrës.
Mësohet se personi i arrestuar është italiani Loconsole Scipione, i cili sipas hetimeve i ka dalë përpara me një makinë tjetër automjetit me të cilën udhëtonte ambasadori Trako me bashkëshorten e tij duke u vjedhur më pas sendet personale.
Polica organizoi një ballafaqim midis ambasadorit Trako, bashkëshortes së tij dhe të dyshuarit për grabitje, të cilët sipas mediave italiane e kanë njohur menjëherë Scipione-n si një nga personat, që i grabitën me dhunë.
Tashmë 45-vjeçari Loconsole Scipione ndodhet në burgun e Barit nël pritje për t’u përballur me drejtësinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com