ROME- Një deklaratë e kreut të Lëvizjes 5 Yjet, Beppe Grillo i cili flet për Corrado Pesserën në postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë.

''E majta dhe e djathta tashmë kanë qenë në të njëjtën qeveri nën kryesimin e Montit dhe do të jenë sërish nën drejtimit e një kryeministri të ri : Corrado Passera'', deklaroi Beppe Grillo gjatë një interviste të publikuar sot ekskuzivisht nga faqja e internetit ''Wired Italia'', ku flitet për emrin e kandidatit për kryeministër.

Grillo, pavarësisht referendumit online të propozuar mbi euron, shprehet për ''Wired'' se ''është pro një Evrope të bashkuar, por moderne, që flet të njëjtën gjuhë dhe jo 11 të tilla të ndryshme siç bëhet në Parlamentin Evropian''

(sg/gk/shqiptarja.com)