ROSA/ VIÇENZA - Hackerat shqiptarë kanë sulmuar faqen në internet të komunës së Rosa në provincën e Viçenzas Itali.
Sipas administratës së komunës së Rosa, faqja është sulmuar nga disa piratë informatikë të cilët kishin vënë aty një video të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku shiheshin pjestarët e saj duke marshuar.
Sulmi është bërë të martën, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë administrata e komunës që ka nxjerrë jashtë përdorimit faqen në internet, me qëllim për ta rikthyer siç ishte më parë.
Ndërkaq në sfond të videos ku shfaqeshin luftëtarët e UÇK-së, ishte një këngë foklorike shqiptare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com