ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident gjatë natës në zonën e Valganna në Vareze.

Sipas asaj që shkruan mediat italiane, aksidenti ka ndodhur gjatë orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që në automjet ka qenë edhe një fëmijë 13- vjeçar. Makina e shqiptarit është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, ku për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetonte.

Mësohet se viktima  është identifikuar si Marku Franku, ndërkohë që bëhet e ditur se i mituri 13- vjeçar i cili ndodhej në makinë, është stabilizuar tashmë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com