Itali- Një shqiptar i shumëkërkuar për krime të zhvatjes dhe shpifjes, i dënuar në mungesë nga drejtësia italiane, është arrestuar dy ditë më parë.
Karabinierët e zonës së Aprilias hasën të dyshuarin 43-vjeçar, teksa gjatë kontrollit të tij pas shoqërimit dhe krahasimit të të dhënave, rezultoi se ishte i kërkuar.
Media italiane informon se shqiptari akuzohej për krime të kryera në vitin 2020.
Madje ndaj tij rezulton se ka edhe një dënim gjykate me 4 vite dhe 2 muaj burgim për akuzta e zhvatjes dhe shpifjes.
Por nuk jepen detaje të tjera rreth identitetit të tij dhe ngjarjes ku ka qenë i përfshirë.