Të paktën 6 shqiptarë janë arrestuar për grabitje të punëdhënësit të tyre në Itali. Carabinierët e Corigliano Calabro vunë në pranga gjashtë shqiptarë të cilët janë akuzuar për grabitje të rëndë ndaj punëdhënësit të tyre.
/Shqiptarja.com
Sipas medieve vendase, hetimi filloi pas ankesës së marrë nga e disa punonjës të kompanisë dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit të cilët thuhet se janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes, apo rreth shkaqeve që detyruan 6 shqiptarët të ndërmerrnin këtë akt.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com








