Itali, i riu përplaset me motorçikletë
humb jetën pas 2 ditësh në agoni
23-vjeçari Francesko Murataj ka humbur jetën sot pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e së dielës në Civitanova, Itali.
23-vjeçari Françesko Murataj ka humbur jetën sot pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e së dielës në Civitanova, Itali.
Mediat italine shkruajnë se i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Indipendenza”, kur ka humbur kontrollin e motorçikletës “Yamaha” dhe u përplas me dy automjete të parkuara përgjatë rrugës. Më pas, ai u përplas edhe me një automjet tip “Skoda Fabia”, e më tej ‘fluturoi’ mbi asfalt.
“Gjendja e 23-vjeçarit ishte tragjike fill pas aksidentit”, shkruajnë mediat lokale.
Ndërhyrja e parë e autoriteteve ishte e shpejtë, por Murataj, i cili jetonte në rrugën “Casone” humbi ndjenjat.
Ai u transportua me ambulancë ajrore në spitalin rajonal në Torrette, në gjendje kritike për jetën.
Sot, i riu ndërroi jetë. Murataj, i lindur në Shqipëri, por banues prej vitesh në Itali, bënte punë të rastit dhe frekuentonte një bar në San Marone.
E motra e viktimës, e cila është shtatzënë jeton po në Civitanova. Pasi u njoftua për aksidentin e të vëllait, ajo u dërgua në spital pasi u ndje keq, shkruajnë mediat lokale. Aktualisht, raportohet se ka dalë nga spitali.
“Yamaha” me të cilën u aksidentua Murataj, nuk ishte në pronësi të tij.




Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50667
Lajme të tjera
-
Rama në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues të këtij sektori
31 Mars, 14:55
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21
-
Elvisi i rrëfen historinë e dhimbshme Oltës: Kam humbur babanë në det e la zemra, në gusht bën 8 vjet
31 Mars, 14:11