ROMË - E kishin lënë vetëm në shtëpi, por bie nga kati i tretë dhe vdes 7-vjeçari shqiptar. Tragjedia ka ndodhur në një familje shqiptare në Asti të Italisë, bën të ditur "Il Messaggero".
Sipas dinamikës së ngjarjes nga forcat e policisë, djali gjendej vetëm në shtëpi e duhet të ketë humbur ekuilibrin, ndërsa ishte me trupin gjysmë jashtë në dritaren e banjës.
Kanë qenë të lehurat e një qeni, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Por fatkeqësisht për vogëlushin, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë gjë, pasi kishte ndërruar jetë sapo e kanë çuar në spital.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA