CATANIA - Policia italiane identifikon shqiptarin e arrestuar katër ditë më parë në Catania, i cili alarmoi autoritetet italiane pasi i gjetën atij në momentin e ndalimit dokumente false dhe foto me armë.

Sipas policisë italiane ai është Ziadin Gjorgji 30 vjeç dhe rezulton të jetë marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me dyshimet se ai është i përfshirë në ceulat e luftëtarëve të isis.

Hetuesit bënë me dije se aktualisht po ekzaminohet tableti i gjetur 30 vjeçarit në momentin e arrestimit ku pritet të vërtetohen kontaktet e mundshme që Gjorgji mban me falsifikatorë apo persona të rrezikshëm.

Ndërsa zyrtatisht deri në përfundim të hetiemve pritet që Gjorgji të qëndrojë me masë sigurie arrest me burg nën akuzën e falsifikimit dhe përdorimit të dokumentave false, arsye për të cilën para arrestimit në Catania ai ishte proceduar dhe në aeroprtin e Milanos.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)