ITALI - Një person i armatosur me armë gjahu, Giulio Murolo, 48-vjeç, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke shkaktuar katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Pas një mosmarrëveshjeje me të vëllain dhe bashkëshorten e tij, 48-vjeçari Giulio Murolo, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke vrarë vëllain, kunatën, më pas një efektiv të policisë bashkiake dhe një kalimtar.
Sipas shefit të Policisë së Napolit, personi i armatosur, Giulio Murolo, një i apasionuar pas gjuetisë, ka ekzekutuar fillimisht kunatën dhe vëllain e tij, brenda ndërtesës dy katëshe ku banonte, ndërsa më pas infermieri doli në ballkonin e banesës dhe filloi të qëllonte mbi kalimtarët e rastit.
Fqinjët kanë thënë se mosmarrëveshjet mes autorit, i cili ishte i pamartuar dhe vëllait e kunatës vazhdonin prej vitesh, ndërsa ata jetonin ngjitur me njëri-tjetrin.
Pas mbërritjes së forcave të policisë, Murolo nuk ka bërë rezistencë ndërsa u dorëzua, por u ndesh me zemërimin e dhjetëra personave që u mblodhën pas arrestimit të tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com