VIDEO/ Itali, ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari shqiptar (EMRI)

Itali- Një 62-vjeçar shqptar ka humbur jetën në Itali teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Alfred Malhllari.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 18 tetorit në Borello.

Raportohet se 62-vjeçari humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobct (mjet që përdoret për gërmime).

Dyshohet se viktima po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion. Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit.

Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u rrëzua mes automjetit dhe asfaltit.

Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Lideri i Hamasit i vrarë, IDF publikon pamjet: Momenti kur strehohej në një tunel bashkë me familjen gjatë sulmit të 7 tetorit

Lideri i Hamasit i vrarë, IDF publikon pamjet: Momenti kur strehohej në një tunel bashkë me familjen gjatë sulmit të 7 tetorit