Itali/ Shkoi në Shqipëri për ‘t’i ikur arrestit të shtëpisë’, kapet 25-vjeçarja shqiptare sapo zbret në portin e Ankonës, akuzohej për trafik droge

Itali/ Shkoi në Shqipëri për ‘t’i ikur arrestit të shtëpisë’, kapet 25-vjeçarja shqiptare sapo zbret në portin e Ankonës, akuzohej për trafik droge

Foto ilustruese

ITALI- Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua sapo zbriti në Portin e Ankonës, pasi ndaj saj ishe vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 25-vjeçarja, bashkëshorti i saj së bashku me 4 persona të tjerë ka qenë nën hetim në shtetin italian për trafik droge.

E reja u përball me policët e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës. Hetuesit zbuluan se 25-vjeçarja po udhëtonte drejt Italisë mëngjesin e djeshëm, 4 gusht në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria. Ndërsa, kundër bashkëshortit të saj është lëshua një urdhër-arresti europian, si pasojë e të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s për të vuajtur dënimin.

Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie. Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik./ANCONATODAY

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend

‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend