Skuadra e Juventus dhe Napoli ndjekin këmba këmbës njëra-tjerën në sezonin e ri të Seria A.
 
Në gjashtë përballjet e fundit të dy ekipet kanë siguruar të gjithë pikët e mundshme, ndersa Napoli kryeson renditjen për shkak të golavarazhit më të mirë.
 
Në ndeshjen e djeshme Juventus ka mundur Torinon me shifrat 4:O duke grumbulluar 18 pikë. 

Napolitanët si kryesues të Seria A, kanë siguruar tri pikëshin e radhës në transfertë ndaj skuadrës së Spalit me rezultatin 2: 3.
 
Kjo nuk ka ndodhur më parë në historinë e Seria A, që Napoli dhe Juventus të marrin pikët e plota në gjashtë përballjet e para.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com