Itali - Një aksident i rëndë u regjistrua sot në autostradën A1 pranë Arezzos, Itali. Një kamion i cili doli nga korsia e tij u përplas me një ambulancë dhe tre makina të tjera.

Si pasojë e përplasjes së fortë të paktën 3 persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën.

Viktimat ishin të gjithë pasagjerë në ambulancë, e cila u shkatërrua plotësisht.

Autostrada A1 Milano-Napoli është e mbyllur midis Valdarnos dhe Arezzos, dhe trafiku është bllokuar në të dyja drejtimet.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?