MONZA- Njëzet euro për një votë, 50 në rast se voton e tërë familja. Kaq do të kompensoheshin votuesit e zgjedhjeve të fundit administrative në komunën e Milanos nëse do të kishin dhënë votën e tyre për Renzo Di Biasi, ish këshilltarin komunal të Pdl.

Hipoteza për blerjen e votave zbulohet gjatë hetimeve që ka dërguar në burh sot në mëngjes 35 persona, ndërsa 8 të tjerë në arrest shtëpie. Urdhërarrestet u firmosën nga Monza Claudio Tranquillo.

Në shitblerjen e votave e elektoratit janë përfshirë napoletani Giuseppe Esposito, i cilësuar si kapoja e një organizate që ka drejtuar aktivitetin kriminal në Monza në vitet e fundit, Giovanni Antonicelli, ish këshilltarit nga Monza, edhe ai i arrestua në operacionin e orëve të para të mëngjesit të sotëm. Personazhi i tretë është 59 vjeçari Giuseppe Salvati me origjinë nga Boscoreale (e Napolit) por rezident në Milano

Sipas Corriere dela Sera, Esposti i është drejtuar Salvatit për tu bërë mbledhësi i votave në disa zona të Milanos. Ndërkohë që vetë Di Biasi nuk rezulton të jetë i përfshirë në hetim, bëjnë të ditur hetuesit.

Esposito konsiderohet si personi i cili kishte lidhje të dyfishta me klanin kamorristi të familjes Gionta, aq sa fama e tij bënte që të mbante jashtë klanin kalabrez të përhapur në Brianza, në qytetin Monza. Gjatë hetimeve është vërtetuar edhe një takim në një bar në burgun e vjetër të Monzas, mes Espositos dhe Maria Savio, bosti të lagjes spanjolle autor i librit «La Malavita».

(sg/shqiptarja.com)