ITALI - Në Itali kandidatët për kryeministra kanë dhënë premtimet e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt. Pier Luigi Bersani ka deklaruar se do të heqë pagesat për disa vizita mjekësore në spitale.
“Shëndeti publik shpenzon çdo vit 790 milionë euro në trajnime, ku pjesa më e madhe prej tyre të panevojshme”, theksoi Bersani.
Ndërkohë, Silvio Berlusconi ka thënë se nuk do të shkurtojë vendet e punës në sektorin e shëndetësisë. “Ky është angazhimi im kryesor në këtë sektor të rëndësishëm, pasi nevojitet të mbrohet shëndeti i qytetarëve” , tha Berlusconi.
Nga ana tjetër, Mario Monti ka komentuar mos kandidimin e Emma Bonino si kandidate e mundshme për presidente. ‘Giorgio Napoletano njeh mirë pallatin Quirinale dhe ka kryer detyrën e tij me shumë dhe do ta rivotoja sërish me shumë gëzim”, përfundoi Monti.
Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com