LEÇE - Në 2 operacione të ndryshme në Itali u kapën 2 shqiptarë me kanabis dhe heroinë. Kështu, në Leçe, u kap Ernest Isufaj, të cilit iu gjetën 150 kg marijuanë që e kishte transportuar me një gomone, ku ishte edhe një shqiptar, tjetër, i cili mundi të arratisej.
 
Droga që vinte nga Shqipëria u kap në vendin e quajtur “La Rotonda”. Ndërkaq, në një aksion tjetër në Savona u kap 36-vjeçari shqiptar, Detion Ramaj, i cili ishte duke shpërndarë 2.3 kg heroinë bashkë me një shtetas italian.
 
Në shumë raste policia ka monitoruar takimet mes tregtarit të dyshuar të drogës dhe konsumatorëve, në parkingun përballë kullave “Brandale”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)