Itali, bllokohen në Ankona 25 ton frigoriferë e lavatriçe të vjetra, ishin gati për t'u nisur në Shqipëri

Itali, bllokohen në Ankona 25 ton frigoriferë e lavatriçe të vjetra, ishin gati për t'u nisur në Shqipëri

ITALI- Rreth 25 ton mbetje (frigoriferë, lavatriçe dhe të tjera pajisje elektroshtëpiake) janë bllokuar gjatë muajit shkurt në portin e Ankonas në Itali. Ato ishin gati për t’u nisur me traget për në Shqipëri, njofton gazeta italiane “Vivere Marche”. Ngarkesat në trailera kanë ngjallur dyshime tek punonjësit e Doganës, të cilët kanë kërkuar dokumentacionin përkatës.

Kur është konstatuar mungesa e këtij dokumentacioni, janë thirrur edhe forcat e Karabinierëve, të cilët kanë vendosur bllokimin e dy ngarkesave.

Dy sekuestrimet e ngarkesave janë kryer më 4 dhe 14 shkurt. Në to përfshiheshin lavatriçe e furra të prishura, transformatorë elektrikë, ventilatorë, motorrë elektrikë, etj, që ishin jashtë përdorimit.

Autoritetet kanë bërë kallëzim penal ndaj katër personave, të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të mbetjeve të paautorizuara.

Dyshimi mbetet se kush ishin pritësit e këtyre elektroshtëpiakeve në Shqipëri dhe cili do të ishte synimi i përdorimit të tyre. Bëhej fjalë për elektroshtëpiake të vjetra që do të hidheshin në plehra në Shqipëri? Dihet që si mbeturina të veçanta ato kanë një procedurë tepër rigoroze dhe të kushtueshme  të mbledhjes dhe të shkatërrimit pasi janë mbeturina të një specifikeme përmbajte të dëmshme dhe jo.

Pak ditë më parë nga porti i Vlorës, të tjera mbetje të konsideruara të vështira në grumbullim, u sekuestruan në stivën e tragetit Brindizi Vlorë dhe prokuroria hapi hetime që çuan në arrestimin e gjatë personave. Duhet parëv se çfarë përfshirje ka kjo ngarkesë elektroshtëpiakesh të vjetra dhe çfarë qëllimi groposje apo çmontimi në Shqipëri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/02/2020 12:51

    Qelbesirat fshatarë marin plera dhe I sjellin në Shqiperi..yyyyyt u dalshin çibanë në lekure qe qelbet vendin maskarenj, yyyt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar