ITALI - Policia e Torinos ka arrestuar tre shqiptarë ndërsa një i katërt është në kërkim. Tre shqiptarët të moshës 33, 31 dhe 23 vjeç janë vënë në pranga pasi merrnin vajzat nga Shqipëria me premtimin se do t’u gjenin punë në Itali, por më vonë vajzat e shihnin veten prostituta.

Vajzat që kishin rënë preh e këtij mashtrimi ishin një duzinë, 4 prej të cilave rezultuan të martuara me italianë.

Sipas hetuesve kjo bëhej sepse vajzat donin të merrnin lejen e qëndrimit në Itali.

Policia ka sekuestruar një apartament, dy makina dhe disa armë njëra prej të cilave është vjedhur ne provincën e Trevisos.

(g.a/Gre.M/Shqiptarja.com)