ITALI-Policia arrestuar 4 shqiptarë të akuzuar për disa vjedhje të banesave. Të arrestuar janë Kasem Stafa 42 vjeç, Krenar Xheli 23 vjeç, Andi Xhiveshi 21 vjeç dhe Renato Bajraktari 28 vjeç.
/Shqiptarja.com
Në momentin që policia ka ndërhyrë për t’i arrestuar, njëri prej shqiptarëve ka goditur makinën e karabinierëve, ndërsa Krenar Xheli ka tentuar të sulmojë me kaçavidë njërin nga policët.
Sendet e vjedhura arrijnë vlerën e 10 mijë eurove, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal që vepronte në disa qytete në Itali.
d.b/shqiptarja.com






