ITALI – 19 persona të arrestuar dhe sekuestrimi i 62 kg marijuanë dhe kokainë është bilanci i një operacioni antidrogë në Brescia të Italisë. Gjatë operacionit u goditën dy grupe, një shqiptar dhe një itali-shqiptar që trafikonin në Itali marijuanë dhe kokainë.

Këto dy grupe dërgonin sasi të mëdha droge në Brescia dhe më pas pasi e fshihni nëpër garazeh apo nëpër pyll rreth qytetit.

Policia zbuloi dy çanta me marijuanë në një rezort malor, ku gjendeshin përkatësisht 4 dhe 13 kg marijuanë. Një çantë e tretë me 5 kg marijuanë u gjet në një garazh, ku gjithashtu u gjetën dhe dy pistoleta që ishin grabitur në një provincë të Brescias.

Gjithashtu në këtë garazh u gjetën dhe mjete për përpunimin e drogës dhe përgatitjen e saj për shitjes si dhe 700 gramë kokaunë.

Operacioni i policisë ishte vazhdimi i operacionit të muajit shkurt 2014, kur u sekuestruan 35 kg kokainë që ishte në posedim të nëj 48-vjeçari shqiptar.