Objektet e vjedhura janë televizorë, kompjutera, printera, telefona, pajisje të sofistikuara elektronike, bizhuteri dhe shume sende të tjera që kapin vlerën e 15 mijë eurove.
Pas arrestimit dy të rinjtë pranuan se sendet ishin vjedhur nëpër banesa dhe zyra publike.
Por si u arrestuan dy të rinjtë në Raguza? Ishte një qytetar që telefonoi në polici duke deklaruar se kishte vënë re praninë e dy meshkujve që silleshin në mënyrë të çuditshme.
Policia nisi gjurmimin e të rinjve duke i arrestuar. Ndërsa nga kontrolli në banesat e tyre u gjetën edhe sendet e vjedhura.
Ne foto sendet e vjedhura nga shqiptarët në Itali
d.b/shqiptarja.com