Nuk ndalet transportimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria drej Italisë.

Një tjetër bandë e përbërë nga shqiptarë është goditur sot nga policia italiane në Ankona ku janë sekuestruar rreth 500 gram kokainë e pastër e cila vinte nga vendi ynë ndërsa në pranga ranë 5 persona mes tyre tre shqiptarët Edmond Hidri, Fatmir Dauti 27 vjeç dhe Kleo Shuturiqi i cili ishte edhe drejtuesi i grupit.

[gallery]19792[/gallery]
Hetimet e policisë italiane të bazuara në përgjimet telefonike e ambientale kanë zbuluar se kreu i kësaj bande Kleo Shuturiqi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, urdhëronte e organizonte dërgesat e kokainës si dhe shitjen e saj në Itali.

Mediat shkruajne se ata qarkullon më shumë se 70 mijë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 700 gramë hashash dhe në shtëpitë e shqiptarëve janë gjetur rreth 16.500 euro.

Në aksionin e policisë italiane u angazhian rreth 30 ushtarë të cilët cuan më pas në arrestimin e anëtarëve të bandës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com