Policia italiane ka vënë në pranga 6 shqiptarë të akuzuar për grabitje në zonën e Kasertes. Në burg kanë përfunduar 3 vëllezërit Ervis, Armond dhe Kadri Manjani si dhe Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gezim Suma.
6 të rinjt u vunë në pranga gjatë një operacioni policie, në banesën e tyre, ku policia sekuestroi edhe sende të vjedhura që kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Santa Maria Capua Vetere

Ata sapo ishin kthyer nga Umbira, kur u pikasën nga policia. Të gjashtë të arrestuarit ishin pa dokumenta, madje dy prej tyre ishin dëbuar nga Italia, por kishin gjetur mënyrën për t’u rikthyer.
Sipas hetimeve, shqiptarët kishin grabitur gjatë periudhës 16-20 mars të këtij viti 3 vila në provincën e Ternit e Maceratës.
Mes sendeve të bllokuara, policia thotë se nuk janë gjetur dy pistoleta të tipit Smith&Ëesson, kalibri 45 e Colt 357 Magnum, të cilat janë denocnuar si të vjedhura nga pronari i një dyqani në Bolonja, i cili u grabit nga shqiptarët.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO